- Research Article
- 10.55312/op.vi2.6163
Roli i presidentit në balansimin dhe kontrollin kushtetues të tre pushteteve: analizë kushtetuese dhe krahasimore
- May 11, 2025
- Optime
- Arsim Bajrami + 1 more +1
Një ndër tiparet themelore të sistemeve parlamentare të qeverisjes është pozita e veçantë kushtetuese e kreut të shtetit në balansimin e pushteteve. Në shumë demokraci parlamentare, presidenti mbart një rol simbolik dhe përfaqësues, por edhe një detyrë thelbësore në ruajtjen e stabilitetit dhe funksionimit të institucioneve kushtetuese. Neni 4 i Kushtetutës së Kosovës materializon parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve duke i akorduar Presidentit të Republikës një pushtet neutral me kompetenca tipike të garantimit të funksionimit kushtetues të organeve kushtetuese. Por ushtrimi I kompetencave presidenciale në sisteme të përzgjedhura parlamentare ka ngritur jo rrallë dilemën se cilën janë kufijtë kushtetues të “pushtetit neutral” të presidentit në procesin e arbitrimit të konflikteve kushtetuese në mes tre degëve të pushtetit shtetëror. Ky punim analizon aspektin teorik dhe jurisprudencial të rolit të presidentit si balancues i pushteteve kushtetuese në rajon dhe me gjerë. Përmes vlerësimit interpretativ të kushtetutave të përzgjedhura për këtë qëllim, ky punim analizon kompetencat specifike presidenciale që burojnë nga kushtetutat nacionale në procesin e arbitrimit kushtetues të tre degëve të pushtetit shtetëror. Për më tepër, ky kontribut mbështetet edhe në jurisprudencën e gjykatave kushtetuese, në vendimet e së cilave është ravijëzuar edhe më qartë koncepti Shmitian i pushtetit neutral të presidentit në garantimin e funksionimit kushtetues të degëve të pushtetit shtetëror dhe në identifikimin e mënyrave përmes të cilave presidenti mund të veprojë si një balancues efektiv i pushteteve në interesin e stabilitetit dhe funksionimit të demokracisë.
Read more