• Open Access IconOpen Access
  • https://doi.org/10.54273/ra.v2i2.151Copy DOI Icon

Përshtypje udhëtimi

Show More
  • Abstract
  • Literature Map
  • Similar Papers
Abstract

Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892, në një familje tradicionalisht të shquar për patriotizëm, intelektualizëm dhe kontribut në fushën e albanologjisë. Orator, poet lirik, eseist, përkthyes, i mbiquajtur “famullitari i pianofortit”, Shantoja do kujtohet sidomos si përkthyesi i veprave të mëdha të Gëtes, Shilerit dhe Hajnes. Shkrimet e Shantojës mbetën të shpërndara ndër gazeta e revista. Në 2005, nën kujdesin e Arben Ndrecës, shkrimet e tij u përmblodhën në “Vepra”, Lazër Shantoja dhe u botuan nga Botime Françeskane.
 Pjesa është marrë nga libri “Vepra” e Lazër Shantojës, si një udhëpërshkrim, ku Shantoja sjell edhe përshtypjen e tij për Elbasanin. Për herë të parë ky shkrim është botuar te Tomorri, 29 mars 1941.

Cactus Communications logo

Copyright 2026 Cactus Communications. All rights reserved.